Karamuço: SPAK ka nisur qilizmë ndaj emrave më të fuqishëm të krimit

Aktualitet | 2 vite më parë

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ ka vlerësuar aksionin e sotëm të ndërmarr nga SPAK si aksionin më të madh dhe më të suksesshëm në kohë.

Sipas tij, SPAK ka nis qilizmën për të shpartalluar krimin dhe personat me ndikim politik.

“Është operacioni më i madh që ka bërë deri më sot. Është më tronditësi, më kapilari. Është për tu vlerësuar puna voluminoze. Mund të them që është një zyrë në SPAK që nuk mund të hysh dot vetëm me dosjet e “Metamorfoza”. Kësaj i thonë qilizmë nga ana e SPAK. Ky është një vlerësim pozitiv dhe besoj se

Ndaj u shpreh ai, “është një çështje që ka marr kohë por po jep fryte dhe po jep rezultate dhe që po godet këdo.  Po godet që nga ndikimi i krimit të organizuar  në politik dhe duke vazhduar me shmangien e gjithë atyre të identiteteve kriminale që ne kemi në zgjedhjet politikë që janë vitin e ardhshëm.

 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme