Vrasja e efektivit në Fier, Softa: U godit shteti. Policia që lufton me krimin nuk ka siguracion jete

Eksperti i Sigurisë, Fatjon Softa, ka analizuar për RTSH-24, vrasja e efektivit të “Shqiponjave” Novruz Cenalia, si dhe dorëzimin e autorit të dyshuar Azgan Mërnica në polici.
Kjo ngjarje ka tronditur jo vetëm familjarët, të afërmit dhe koleget, u shpreh Softa, por dhe gjithë strukturën shtetërore dhe opinionin publik.
“Ngjarja e Fierit ka tronditur jo vetëm familjen, miqtë dhe efektivët e policisë por mbarë opinionin publik”.
Ai tha gjithashtu se duhet që të hetohet më tej nëse vrasja e efektivit të “Shqiponjave”, 28-vjeçarit Novruz Cenaliaj, ishte për shkak të një konflikti të momentit, apo e menduar më parë.
“Asgjë nuk mund të jetë rastësore. Nuk mund ta zvogëlojmë çështjen dhe të themi që ishte thjesht një krim ordiner se i zuri rrugën, apo më pa me inat. Mund të kemi hesape të mëparshme të cilët kalojnë në hakmarrje. Është një ngjarje që duhet të mbaroi hetimi dhe të kemi një pasqyrë më të plot për këtë ngjarje dhe të kemi një version zyrtar” u shpreh ai.
Eksperti Softa ka ngritur shqetësimin që punonjësit e policisë që luftojnë krimin dhe nuk ka siguracion jete.
“Të gjithë ndihemi të vrarë që ai është në vijën e parë dhe ata që duhet të merren me rendin dh sigurinë duke mbrojtur jetën e qytetarëve bëhen objekt i krimit dhe humbasin jetën. Punonjësit të policisë duhet të kemi dhe një siguracion për jetën. Gjithë këta persona që përballen me krimin nuk kanë asnjë siguracion për jetën’, vijon më tej eksperti.
Duke analizuar profilin e autorit të ngjarjes të 23-vjeçarit Azgan Mërnica, Softa shton se këta persona që jetojnë një ambient tepër të dhunshëm dhe të rënduar kriminale, duhet të jenë në vëshgim jo vetëm nga policia por dhe shoqëria, atje ku ai jetonte.
“Fakti që personi është i ndaluar dhe është marr masa e sigurisë, dhe i veshur me anti-plumb tregon që dhe kur ishte i arratisur ka qenë dy herë i rrezikuar. I rrezikuar nga hakmarrja apo dhe që mund të ndeshej me forcat elit të policisë, që në parim e kanë prioritet jetën e personit por mund të ndodh që gjatë shkëmbimit të zjarrit mund të ketë dhe humbjen e jetës”.
Fakti që ai ka deklaruar që nuk është penduar tregon që ai e urren uniformën e policisë, shtoi ai
“Një person i cili ka një situatë tepër të rënduar kriminale vetë dhe brenda familjarëve të tij. Babai i dënuar, vëllezërit të arrestuar. Në një moshë të re dhe bashkë me nënën e tij vret një punonjës policie. Hetimi mund të sjellë një situatë tjetër që mund ta rëndojë situatën e tij. Persona të tillë duhet të mbahen në kontroll për shkak të kaluarës së tyre kriminale”.
Gjithashtu eksperti Softa apelojë që për të pasur një polici më të organizuar dhe që të forcohet besimi dhe autoriteti i shoqërisë duhet të ketë investim por dhe policia të depolitizohet
“Na duhet të punojmë shumë si shoqëri, na duhet të punojmë shumë si shtet që të ngremë këtë autoritet të punonjësve të policisë. Duhet të ngremë dhe strategji duke mos e politizuar strukturën policore, në mënyrë reale jo thjesht fiktive për të rritur autoritetin e Policisë së shtetit”.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



