Mbajti peng fëmijët dhe qëllonte me armë, Gjykata lë në burg 40-vjeçarin

Gjykata e Durrësit ka vendosur sot (17 maj) masën e sigurisë “arrest me burg” për 40 vjeçarin Aleks Marku, i cili mbajti peng dy fëmijët e mitur dhe qëllonte me armë.
Seanca me dyer të mbyllura, u drejtua nga gjyqtari Shkëlzen Licaj, ndërsa prokuroria përfaqësohej nga Sokol Nishani.
Më 15 maj, RENEA vendosi në pranga 40-vjeçarin Aleks Marku, i cili qëlloi me armë nga banesa ku mbante peng 2 fëmijët e tij të mitur.
Pas disa orësh negociata, RENEA arriti të hynte në banesë dhe arriti të lironte fëmijët.
Gjithçka ndodhi kur policia e Durrësit u njoftuar se dëgjoheshin të shtëna me armë zjarri kallashnikov në ambientet e një pallati, në një apartament të lëshuar me qira, pranë zonës së quajtur “Shkëmbi i Kavajës”.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



