Ish kryebashkiaku i Kavajës Roshi thirret në SPAK

Ish kryebashkiaku i Kavajës Elvis Roshi thirret në SPAK. Ai po merret në pyetje mbi hetimet për abuzime për afro 33 mln leke me fondet në Bashkinë e Kavajës.
Hetimi vjen pas kallëzimit të KLSH, mbi auditin e vitit 2013-2014 kohë kur Roshi ka qenë kryetari i Bashkisë së Kavajës.
Më herët Gjykata e Durrësit kishte pushuar procedimin penal ndaj ish-kryebashkiakut.
Elvis Rroshi e drejtoi Bashkinë e Kavajës nga viti 2011 deri në vitin 2016, kur ju ndërpre mandati për shkak të falsifikimit të formularit të vetëdeklarimit
Ai u largua nga politika, pasi u vërtetua se ishte dënuar në Itali.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




