Raporti i ILDKPI, Bashari: Gjatë vitit 2023 u vendosën 113 gjoba, 16 kallëzime

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPKI) gjatë vitit 2023 janë kallëzuar 16 raste pranë organeve ligjzbatuese dhe ka aplikuar 113 masa administrative me gjobë.
Inspektorja e Përgjithshme e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPKI), Evgjeni Bashari raportoi të mërkurën në Komisionin për Çështjet Ligjore raportin e punës së institucionit që ajo drejton për vitin 2023.
Ajo tha se “të gjithë subjektet deklaruese edhe gjatë vitit 2023 vijuan deklarimin në mënyrë elektronike të interesave të tyre private. Numri i deklaratave të interesave private, të administruara nga ILDKPKI, është 4070 për të cilat ka nisur procedura e verifikimit dhe administrimit në mënyrë shkresore, si dhe përpunimit paraprak të të dhënave të paraqitura në këto deklarata. Në zbatim të skemës së kontrollit, iu nënshtruan kontrollit të plotë 636 subjekte, si për shkak funksioni, ashtu edhe për shkak të informacioneve të ardhura nga burime të ligjshme,” tha Bashari.
“ILDKPKI ka pasur në fokus drejtues të enteve publike, zëvendësministra, nëpunës të nivelit të lartë, gjyqtarë dhe prokurorë. Janë referuar 16 raste pranë organeve ligjzbatuese dhe janë aplikuar 113 masa administrative me gjobë.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



