Krim në familje në Lezhë, djali vret me thikë nënën e tij

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Lezhës këtë të hënë (13 maj), ku një 88-vjeçare ka humbur jetën, pasi u vra nga djali i saj.
Krimi në familje ka ndodhur në orën 14.300 në lagjen “Besëlidhja”, ku djali, i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor ka vrarë me thikë nënën e tij.
Si pasojë e plagëve ka humbur jetën 88-vjeçarja Gjylije Dani, ndërsa policia ka arrestuar autorin Arsen Dani, 62-vjeç.
Gjithashtu është sekuestruar edhe thika me të cilën 62-vjeçari ka vrarë nënën e tij.
Nuk dihen ende detaje të tjera lidhur me ngjarjen e rëndë, ndërsa policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e plotë të krimit në familje.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



