Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, plagoset 24-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë pasdite në qytetin e Shkodrës ku një person është plagosur dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa është dërguar në spital.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Salo Halili” të Shkodrës. Sipas informacioneve paraprake të policisë, i plagosuri është një 24-vjeçar i identifikuar si Jaser Osmani i cili po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Shkodrës.
“Rreth orës 16:00, në lagjen Salo Halili, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit është plagosur në kofshë me armë zjarri pistoletë shtetasi J. O., 24 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Shkodrës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet për kapjen e autorit“, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkaq, policia ka identifikuar autorin e ngjarjes, 46-vjeç dhe me iniciale G.M, ndërsa vijon punën për kapjen e tij.
“Falë veprimeve të shpejta në vendngjarje, grupi hetimor ka identifikuar autorin e dyshuar, shtetasin G. M., 46 vjeç, banues në Shkodër. Nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasi G. M., pas një konflikti të çastit me shtetasin J. O., e ka plagosur atë me armë zjarri pistoletë dhe është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e 46-vjeçarit“, thekson më tej policia.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



