Moti – Dita e sotme do të jetë me vranësira dhe reshje shiu të pakta, pasdite përmirësim

Aktualitet | 3 vite më parë

Zona me presion të ulët atmosferik vijon të jetë aktive në Mesdhe duke mbajtur reshje shiu dhe temperature të ulëta në territorin e Shqipërisë .

E Shtunë, 04 Maj 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira dhe reshje shiu lokale, reshje bore në veri. Pasdite do të kemi përmirësim. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim (NW) me shpejtësi 15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4  me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

– Zonat malore     6/15°C

– Zonat e ulëta       8/20°C

– Zonat bregdetare 10/21°C

Kosovë

Kosova për dt. 05 Maj 2024 do të ketë vranësira dhe reshje shiu. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 8°C – 10°C në mëngjes deri në 16°C –18°C gradë Celsius në mesditë.

E Diel, 05 Maj 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime , vranësira dhe reshje shiu lokale. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim (NW) me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

– Zonat malore     5/18°C

– Zonat e ulëta       8/23°C

– Zonat bregdetare 10/22°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme