52-vjeçari dhunoi djalin e mitur, bashkëshortja: S’ka ushtruar kurrë dhunë, duhet të lirohet

Melinda Duraku, bashkëshortja e Shpëtim Durakut, i arrestuar një ditë më parë pas një video të publikuar në rrjetet sociale teksa godiste djalin e tij të vogël, në një intervistë ekskluzive për “Jetë Shqiptare” ka deklaruar se bashkëshorti i saj nuk është i dhunshëm.
Ajo u shpreh se videon e ka parë në polici për herë të parë, ndërsa theksoi se nuk kanë pasur kurrë konflikte as me njëri-tjetrin dhe as me fëmijët.
“Dje e pash videon te policia. Më thanë a është burri jot? Po i thashë. Ja më thanë, djalin 5 vjeç e kanë rrahur. Shpëtimi s’ka qenë kurrë i dhunshëm në shtëpi. Nuk ka rrahur fëmijët, as mua. Ka qenë te lodrat se më dolën mua para te puna. Kam 5 fëmijë dhe këtë në bark, 6”, u shpreh ajo.
Melinda Duraku bëri thirrje për lirimin e bashkëshortit të saj, ndërsa shtoi se streset dhe ekonomia e dobët mund të kenë qenë shkak i dhunës së ushtruar ndaj djalit.
“Do jetë mërzitur, streset dhe kanë ndikuar që e ka rrahur. Jam me qira, në kushte të vështira. vetëm burri punon. Tani që e kanë arrestuar jemi të dy pa punë.
Shpëtimi punonte në ndërtim. Pronari kërkon lekët e shtëpisë, po ku ti marr unë? S’kam pasur kurrë konflikte me Shpëtimin. Kemi kaluar shumë mirë me njëri-tjetrin. Kërkoj të më lirojnë burrin nga burgu”, u shpreh Melinda Duraku.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



