Efektivi i “Shqiponjave” humb kontrollin dhe përfundon në Lanë

Aktualitet | 3 vite më parë

Një efektiv i Forcave të Posaçme “Shqiponja” ka përfunduar në lumin e Lanës pasi ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit.

Punonjësi i “Shqiponjave” me inicialet A.SH ka pasur edhe një person tjetër në automjetin e tij i cili  ishte ulur në vendin e pasagjerit.

Ata janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore ndërsa po punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

“Rreth orës 06:15, te ura e Shkozës, punonjësi i policisë i Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, A. Sh., duke drejtuar automjetin e shërbimit, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga, duke rënë në lumin Lana.     

 Drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri janë dërguar në spital, për ndihmë mjekësore.  Po punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme