Moti – Dita e sotme do të jetë me vranësira, reshje shiu dhe stuhi

Aktualitet | 3 vite më parë

Vorbulla ciklonike do të ushtrojë aktivitetin e saj në pellgun e Mesdheut duke mbajtur reshje shiu dhe rënie të temperaturave në territorin e Shqipërisë .

E Premte, 03 Maj 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira , reshje shiu dhe rrebeshe. Borë në Alpe. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim (NW) me shpejtësi 15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 4 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

– Zonat malore     7/14°C

– Zonat e ulëta       12/19°C

– Zonat bregdetare 14/18°C

Kosovë

Kosova për dt. 04 Maj 2024 do të ketë vranësira dhe reshje shiu. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 8°C – 10°C në mëngjes deri në 14°C –18°C gradë Celsius në mesditë.

E Shtunë, 04 Maj 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira dhe reshje shiu lokale, reshje bore në veri. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim (NW) me shpejtësi 15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 4  me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

– Zonat malore     5/15°C

– Zonat e ulëta       8/20°C

– Zonat bregdetare 10/21°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme