Iu prish mjeti lundrues në det, shpëtohen 11 turistë në Vlorë

Aktualitet | 3 vite më parë

Njëmbëdhjetë turistë janë shpëtuar nga mbytja në Vlorë, pasi mjeti me të cilin ata po lundronin u prish. Nëpërmjet një njoftimi për mediat, policia bën me dije se është gjobitur me 100 mijë lekë edhe drejtuesi i mjetit lundrues, pasi nuk ishte i pajisur me Certifikatën e Operatorit Turistik Detar.

Ishte drejtuesi i mjetit, 30-vjeçari me inicialet E. L., që ka telefonuar policinë dhe ka kërkuar ndihmë, pasi mjeti i tij lundrues kishte pësuar defekt në motor.

Shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me mjetin lundrues të Rojes Bregdetare, bënë të  mundur të shpëtojnë 12 personave që ndodheshin në bordin e mjetit lundrues, ku 11 prej tyre ishin turistë, nga vende të ndryshme si Polonia, Franca, Izraeli e Belgjika.

Pas verifikimeve ka rezultuar se mjeti lundrues është mjet lundrues për përdorim personal dhe nuk është i pajisur me Certifikatën e Operatorit Turistik Detar. Turistët të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar duke theksuar se do të ketë masa ndëshkimore të ashpra për operatorët turistikë që dalin në lundrim të pa certifikuar.

“Vlorë, Policia Kufitare dhe Roja Bregdetare janë në çdo moment në krye të detyrës për të ofruar ndihmë, siç edhe ka ndodhur sot. Por operatorët turistikë duhet të kuptojnë që nuk mund të dalin në lundrim të paçertifikuar dhe se në çdo rast masat ndëshkimore do të jenë të ashpra dhe mjetet detare do të bllokohen sipas ligjit. Nuk mund të rrezikohet kurrsesi nga papërgjegjshmëria jeta e pushuesve”, shkruan Balla.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme