Mjeku Dasho: Vaksina kundër COVID-19 nuk ka efekte anësore afatgjata

Mjeku shqiptar në Gjermani Erion Dasho ka sqaruar se vaksina kundër COVID-19 por edhe vaksina të tjera nuk kanë efekte anësore që janë afatgjata në kohë. Në një intervistë në “Jetë Shqiptare” në RTSH, Dasho tha se efektet anësore shfaqen brenda dy ditëve ose maksimumi deri në 6 muaj, por jo në kohë afatgjatë.
Lidhur me pranimin nga kompania AstraZeneca se vaksina kundër COVID-19 shkakton mpiksje gjaku, Dasho tha se kjo vaksinë kanë më shumë efekte pozitive në shpëtimin e jetës së popullsisë se sa efekte anësore.
“Vaksinat kanë efektet e tyre të dobishme dhe ato anësore. Në kohën e pandemisë të gjitha kompanitë i reklamuan vaksinat e tyre me një listë të gjatë të efekteve anësore. Kjo listë bëri që të dilnin edhe teoritë konspirative. Vaksinat kanë shumë herë më shumë përfitime se sa rreziqe qoftë edhe atyre që mund t’u marrin jetën. Efektet anësore mund të shfaqen brenda dy tre ditëve ose deri pas 6muajsh, por nuk ka të dhëna që këto efekte të dalin në kohë afatgjatë”, tha mjeku.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



