“Flakë në det”- 3 të arrestuar, pjesë e bandës së trafikut të drogës së Gëzim Çelës

Aktualitet | 3 vite më parë

Me urdhër të SPAK janë arrestuar 3 persona pjesë e bandës së trafikut të drogës në det. Ata u arrestuan si pjesë e operacionit të koduar “Flakë në det”, ku më herët në tetor të 2023 u arrestua edhe shefi i komisariatit të Laçit, Dritan Metaj, ndërsa u shpallën në kërkim Gëzim Çela, Arben Dalipaj banues Vlorë, Roland Guzo banues në Durrës.

Në pranga përfunduan Alket Deda, Ksenofon Bodo, Selami Lushkaj, të cilët akuzohen nga SPAK për “Trafikimi i narkotikëve”,  “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, pasi ata “nëpërmjet detit është tentuar të trafikohet një sasi e konsiderueshme lëndësh narkotike”.

Gjatë arrestimit të tyre është ushtruar kontroll në disa banesa dhe subjekte tregtare.

Pjesë e këtij hetimit, më herët SPAK sekuestroi 11 pasuri që i përkisnin anëtarëve të një grupi të organizuar kriminal, të përfshirë në trafikun e drogës. Këta persona ishin të përfshirë në trafikun e drogës duke përdorur rrugët ujore në “Lagunën e Patokut”, ndërsa gjatë operacionit u sekuestruan 23 kilogramë drogë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme