Përfshihet nga flakët pusi i naftës në Fier

Aktualitet | 3 vite më parë

Një pus nafte i fondit të ndalur është përfshirë nga flakët mesditën e sotme (14 mars) në Gjorgoz të njësisë administrative Cakran.

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit ndërkohë që në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet zjarrfikëse të kompanisë Albpetrol të cilat kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve vetëm brenda disa minutave.

Sipas informacionit të marrë pranë kompanisë, ky pus naftë i fondit të ndalur është përfshirë nga flakët edhe herë të tjera ndërsa grupi i ekspertizës po punon për shkaqet e rënies së zjarrit.

Fatmirësisht si pasojë e flakëve nuk ka patur asnjë dëm përveçse ndotjes mjedisore pasi zona përreth është mbuluar nga re të zeza tymi.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme