Vrasja e 19-vjeçarit në Fier, Gjykata lë në burg dy kushërinjtë, Florjan dhe Klajdi Muka

Gjykata e Fierit ka lënë “arrest në burg” dy kushërinjt Florjan dhe Klajdi Muka, të dyshuar si autor të vrasjes së 19-vjeçarit, Grei Bihuci. Ngjarja u regjistrua më 11 mars në qendër të qytetit të Fierit, ku dy kushërinjtë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me thikë 19-vjeçarin, ku si pasojë e plagëve ai humbi jetën.
Florjan dhe Klajdi Muka akuzohen për veprat penale “Vrasje me paramendim”, e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi mbajtja blerja apo shitja pa leje e armëve te ftohta”. Ngjarja erdhi pas një sherri për motive të dobëta mes të rinjve.
19-vjeçari Grei Bihuci ka qenë pjesë e skuadrës së të rinjve të Apolonisë, ku aktivizohej si portier me skuadrën Under 21 të klubit fierak.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



