Vrasja e Santiago Malkos, GJKKO dënon me 28 vite burg Ilir Selmanin, 7 vite për Elvis Gacajn

Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka dënuar me 28 vite burg Ilir Selmanin për vrasjen e Santiago Malkos, ngjarje e ndodhur në gusht të vitit 2019. Po ashtu është dënuar me 7 vite burg edhe Elvis Gacajn, i konsideruar si bashkëpunëtor i Selmanit.
Për vrasjen e Malkos është dënuar më parë me 25 vite burg, Blendi Teta, si person që kishte mbajtur në vëzhgim lëvizjet e Malkos, duke informuar autorët për të kryer ekzekutimin.
Vrasja e Santiago Malkos
Mbrëmjen e 27 gushtit 2019, në zonën e “Xhamllikut”, u ekzekutua me breshëri plumbash Santiago Malko, një ish- punonjës policie i larguar nga detyra.
Malko dyshohet të ketë qenë i përfshirë në disa ngjarje kriminale. Dyshimet e policisë janë se ai u ekzekutua për shkak të trafikut të lëndëve narkotike, borxheve të pashlyera dhe konflikteve mes bandave të rrezikshme.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




