Starmer: Trump, rol thelbësor në armëpushimin e Gazës dhe marrëveshjen e pengjeve

Botë | 2 vite më parë

Kryeministri britanik Sir Keir uroi presidentin Trump për detyrën e re për inaugurimin e tij dhe foli për çështje që përfshijnë Lindjen e Mesme dhe ekonominë.

Ndërkohë që administrata Trump ka një grindje diplomatike me Kolumbinë, ndërkohë, në anën tjetër të botës, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Sir Keir Starmer ka folur me presidentin amerikan.

Starmer ka falënderuar  Trump për “rolin e tij në sigurimin e armëpushimit historik dhe marrëveshjes së pengjeve në Gazë” gjatë një telefonate mes dy liderëve.

Biseda u zhvillua disa orë pasi Trump falënderoi Keir Starmer që kishte bërë një “punë shumë të mirë deri më tani” dhe tha se dyshja kanë një “marrëdhënie shumë të mirë”.

Trump dhe Starmer kanë rënë dakord të takohen personalisht. Starmer shkroi në X pas telefonatës se “mezi pres të takohem së shpejti për të forcuar lidhjet e ngushta midis vendeve tona”

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme