Zjarret vdekjeprurëse në Los Anxhelos, autoritetet përgatiten për një rikthim të erërave të stuhishme

Botë | 2 vite më parë

Zjarrfikësit në Los Anxhelos po hyjnë në një fazë kritike të betejës së tyre gjashtëditore kundër zjarreve vdekjeprurëse. Ekipet raportojnë përparim në të gjithë qarkun, por kushtet e rrezikshme të erës kërcënojnë të kthehen në fillim të kësaj jave.

Një alarm i kuq, që do të thotë se ka të ngjarë të ketë “kushte kritike nga zjarret, për shkak të motit” është në fuqi për qarqet e Los Anxhelosit dhe Ventura. Kushtet më ekstreme janë për shkak të erërave të moderuara deri të forta, sipas shërbimit të motit.

Erërat më të forta pritet të fillojnë të hënën në mëngjes. “Bimësia shumë e thatë e kombinuar me kushtet e zgjatura ekstreme të motit do të mbështesë përhapjen e shpejtë të çdo zjarri të ri apo ekzistues,” thotë paralajmërimi. Alarme janë gjithashtu në fuqi edhe në pjesë të tjera të Kalifornisë Jugore.

Lehtësimi mund të vijë deri në fund të javës së ardhshme, ku sipas shërbimit të motit, temperaturat do të ulen dhe lagështia pritet të rritet.

/rtsh.al/

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme