Arrestohet për korrupsion ministri i Sigurisë i Bosnjës

Ministri i Sigurisë së Bosnjës Nenad Nesic u arrestua së bashku me gjashtë persona të tjerë me akuza për krim të organizuar, duke përfshirë pastrim parash, shpërdorim detyre dhe pranim ryshfeti, tha zyra e prokurorit të shtetit në një deklaratë.
Prokurori i shtetit dhe Ministria e Brendshme e Republikës Serbe të Bosnjës kanë hetuar korrupsionin e dyshuar në kompaninë publike Roads of RS, ku Nesic ishte menaxher i përgjithshëm nga 2016-2020.
Menaxheri aktual i përgjithshëm i kompanisë Milan Dakic u arrestua gjithashtu, si dhe Mladen Lucic, vëllai i një ish-ministri.
Presidenti i Republikës Serbe të Bosnjës, Milorad Dodik, akuzoi zyrën e prokurorisë për një fushatë persekutimi kundër zyrtarëve të qeverisë serbe.
“Procedura e nisur nga zyra e prokurorit të Bosnjës kundër ministrit të Sigurimit Nenad Nesic është krejtësisht e papranueshme,” tha Dodik në profilin e tij X.
Milorad Dodik është aktualisht edhe vetë në gjyq për kundërshtimin e vendimeve të të dërguarit ndërkombëtar për paqen Christian Schmidt.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




