SHBA- Të shtëna me armë në shkollën e krishterë, vriten dy persona, plagosen 6 të tjerë

Dy persona janë vrarë me armë brenda ambienteve të shkollës private të krishterë në Wisconsin “Bundant Life” dhe gjashtë të tjerë janë plagosur pasi nxënësja 15-vjeçare ka hapur zjarr.
Policia ka bërë me dije se shkaku i ngjarjes mbetet ende i panjohur, ndërsa shton se autorja e ngjarjes e identifikuar si Natalie Rupnoë, e cila gjithashtu quhej Samantha, është vetëvrarë.
Ka qenë një nxënëse e klasës së dytë ajo e cila ka raportuar policinë mbi ngjarjen e rëndë.
“Një nxënës i klasës së dytë ishte i pari që thirri në raportin e gjuajtësit aktiv. Sot është një ditë e trishtuar jo vetëm për Madison, për të gjithë vendin tonë. Ne duhet të bëjmë një punë më të mirë në komunitetin tonë.”, ka deklaruar shefi i policisë, Barners.
Ky i fundit sqaroi gjithashtu se nuk ka pasur shkëmbim zjarri mes policisë e autores së tragjedisë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




