Gjendja në kufirin me Sirinë- Izraeli në gatishmëri, Irani: Po kërcënohet e gjithë Lindja e Mesme

Botë | 2 vite më parë

Ministri i Mbrojtjes, Israel Katz, dhe shefi i Shtabit të Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF), gjenerallejtënant Herzi Halevi, mbajtën sot një tjetër vlerësim për zhvillimet në Siri.

Në një deklaratë të lëshuar nga Ministria e Mbrojtjes, thuhet se Katz ka udhëzuar IDF-në të ruajë një nivel të lartë gatishmërie dhe të vazhdojë të monitorojë zhvillimet në rajon. Kjo vjen pas njoftimit të mëparshëm të IDF-së se po forconte forcat në kufirin me Sirinë në Lartësitë Golan.

“IDF është e përgatitur për çdo skenar dhe është e vendosur të mbrojë qytetarët e Izraelit dhe të mbrojë interesat e sigurisë së Izraelit në çdo kohë,” thuhet në deklaratën e ministrisë.

Situata në Siri mbetet e tensionuar dhe Izraeli po merr masa të rrepta për të siguruar mbrojtjen e qytetarëve të tij dhe interesave të sigurisë kombëtare.

Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm i Iranit thotë se ofensiva rebele e Sirisë përbën “kërcënim” për të gjithë Lindjen e Mesme. Kryediplomati i Iranit, Abbas Araghchi, thotë se ofensiva e rrufeshme e rebelëve në Siri kundër aleatit të saj presidentit Bashar al-Assad përbën një kërcënim për të gjithë Lindjen e Mesme.

“Nëse Siria bëhet një vend i sigurt për terroristët me kthimin e ISIS dhe grupeve të tjera terroriste, kjo do të krijojë një kërcënim të madh për rajonin” u tha Araghchi gazetarëve në Bagdad.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme