Ministri rus i Mbrojtjes takon drejtuesit ushtarakë dhe politikë në Korenë e Veriut

Botë | 2 vite më parë

Ministri rus i Mbrojtjes, Andrei Belusov (o. Belousov) mbërriti të premten në Korenë e Veriut.

Vizita vjen pak ditë pasi presidenti koreanojugor Jun Suk Jeol (o. Yoon Suk yeol) takoi një delegacion ukrainas të udhëhequr nga ministri i Mbrojtjes Rustem Umerov. Ai bëri thirrje për marrjen e masave të posaçme si përgjigje ndaj Koresë Veriore, e cila ka pozicionuar mijëra trupa për të luftuar krah Rusisë në konfliktin e saj me Ukrainën.

Sipas Shteteve të Bashkuara, mbi 10 mijë trupa koreanoveriore ndodhen prej javësh në Rusi dhe disa kanë filluar të marrin pjesë në luftime.

Koreja e Veriut është akuzuar edhe se ka furnizuar Rusinë me pajisje ushtarake dhe raketa, të cilat do e shtrijnë më tej luftën gati trevjeçare në Europë.

Ndërkohë, Moska ka paralajmëruar Korenë e Jugut se dërgimi i armatimeve të vendit për Ukrainën do të “shkatërronte marrëdhëniet midis dy vendeve tona”.

Ministri rus Belusov, një ish-ekonomist, zëvendësoi në muajin maj paraardhësin e tij Sergei Shoigu, pasi presidenti Vladimir Putin fitoi edhe një mandat të pestë për drejtimin e vendit. /Independent, VOA

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme