Deputeti ukrainas: Deklaratat e Putinit për t’iu përgjigjur sulmeve ukrainase, qesharake

Deputeti i qytetit të Odesës, Oleksiy Goncharenko, i cili thotë se pretendimi i presidentit rus Vladimir Putin se sulmet e mbrëmshme ishin përgjigje ndaj Ukrainës që përdori raketa të Mbretërisë së Bashkuar dhe SHBA-së është ” krejt qesharak”.
“Po 24 shkurti 2022, çfarë ishte” pyet Goncharenko, duke folur në programin Ëorld at One të BBC-së.
Për kujtesë 24 shkurti 2022 ishte dita kur filloi pushtimi rus i Ukrainës. Odesa ishte një nga qytetet e shënjestruar në sulmet e Rusisë gjatë natës, ku një person mbeti i plagosur.
Goncharenko thotë se energjia është rikthyer pjesërisht në pjesë të qytetit pas ndërprerjeve më herët gjatë ditës.
Më herët Putin tha se dëmi i shkaktuar nga sulmet e fundit ukrainase në Rusi nga raketa Atacms të prodhuara nga SHBA ishte “minimale”.
Sipas Putin, Rusia kishte nisur sulmin e saj në rrjetin elektrik të Ukrainës në përgjigje të atyre sulmeve me armë perëndimore.
“Ne nuk mund të mos i kushtojmë vëmendje faktit të përdorimit të tyre”, tha Putin, gjatë një deklarate në një konferencë shtypi në Kazakistan.
Ai tha se përdorimi i raketave të furnizuara nga perëndimi kundër Rusisë përbën “përfshirje të drejtpërdrejtë të vendeve perëndimore” në konflikt dhe mbartte “rreziqe”.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




