Izraeli pranon marrëveshjen e armëpushimit me Libanin, Netanjahu: Sulmojmë nëse Hezbollahu e thyen

Botë | 2 vite më parë

Kabineti izraelit i sigurisë ka votuar në favor të një marrëveshjeje armëpushimi për t’i dhënë fund luftimeve me grupin militant Hezbollah në Liban. Propozimi synon të arrijë një ndërprerje 60-ditore të armiqësive me Hezbollahun.

Presidenti izraelit, Benjamin Netanyahu ka theksuar se nëse Hezbollahu e thyen marrëveshjen, Izraeli do të godasë.

“Çdo përpjekje e Hezbollahut për t’u riarmatosur do të jetë shkelje e marrëveshjes dhe se Izraeli do të përgjigjet ashpër nëse e bëjnë këtë”, tha ai.

Më herët, Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken tha se marrëveshja e armëpushimit që po finalizohet mes Izraelit dhe Libanit do t’i japë një shtysë përpjekjeve për të siguruar përfundimin e luftës në Gaza.

Marrëveshja pritet të hyjë në fuqi të mërkurën (27 nëntor).

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme