Mike Johnson: Programi i Trump-it nuk përfshin dëbimin e emigrantëve pa dokumente

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Mike Johnson ka deklaruar se programi i premtuar nga presidenti i sapozgjedhur Donald Trump për dëbimin masiv të emigrantëve nuk do të përfshijë të gjithë emigrantët pa dokumente në vend në fillim, dhe në vend të kësaj do të fokusohet fillimisht te kriminelët e dhunshëm.
Johnson tha se ai ka folur me Trumpin për të vendosur tarifat në mënyrën më të të mirë të mundshme, taksat mbi mallrat e huaja që ekonomistët paralajmërojnë se ka të ngjarë të rrisin çmimet e konsumit në SHBA.
“Do të jetë një akt balancues, siç është gjithmonë” është shprehur Johnson.
Kur u pyet në lidhje me zotimin e Trump për të eliminuar taksat, Johnson tha se është “një premtim i rëndësishëm”, por se ata do të duhet të sigurohen që t’i referohemi matematikës.
Në një intervistë për Fox News Johson tha se ai pret të miratojë një projekt-ligj shpenzimesh afatshkurtra që zgjat deri në fillim të vitit 2025 për të shmangur një mbyllje të qeverisë përpara një afati të 20 dhjetorit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




