Zjarr i madh në Pulia të Italisë, evakuohen 1 mijë turistë

Një zjarr i madh ka rënë sot (24 korrik) në zonën turistike të Viestes, në Pulia, Italia jugore, si pasojë e të cilit autoritetet kanë kryer evakuimin e 1000 turistëve.
Zjarri ka rënë në një zonë pyjore në gjirin e San Felice, pranë një fshati turistik, në të cilin ka dhoma me qira dhe një kamping.
Erërat e forta që fryjnë në zonë bënë që flakët të përhapen drejt fshatit dhe autoritetet vendosën të evakuojnë turistët.
“Situata është kritike”, tha kryetari i bashkisë së Vieste, Giuseppe Nobiletti.
Forcat tokësore po luftojnë flakët dhe po ashtu në aksion për shuarjen e zjarrit janë angazhuar edhe avionët zjarrfikës./ Corriere.it
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




