Ushtari britanik theret me thikë pranë kazermave, reagon sekretari i Mbrojtjes

Botë | 2 vite më parë

Një ushtar britanik është therur me thikë pranë kazermave në Kent të Britanisë së Madhe. Për këtë ngjarje, policia ka arrestuar një person. Ngjarja e rëndë ndodhi në Gillingham – afër kazermës Brompton, selia e Regjimentit të Shkollës 1 Mbretërore të Inxhinierisë Ushtarake. Nga ana e saj, ushtria nuk pranoi të komentonte mbi informacionet nëse ushtari ishte me uniformë kur u godit me thikë teksa ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

Policia e Kentit tha se viktima, i cili është rreth të 40-tave, ka pësuar lëndime të rënda të ardhura si pasojë e goditjes me thikë.

Policia ka vendosur në pranga një 24-vjeçar ndërsa Sekretari i Mbrojtjes John Healey e quajti ngjarjen si “tronditëse”, duke shtuar: “në emër të qeverisë, i uroj atij një shërim të shpejtë”.

Kjo ngjarje vjen 11 vjet pasi Lee Rigby u vra pranë Kazermës së Artilerisë Mbretërore në Ëoolëich, në juglindje të Londrës.

Një zëdhënës i ushtrisë tha se “na vjen shumë keq të konfirmojmë se një ushtar ka pësuar lëndime të rënda në një sulm në Chatham, Kent. Mendimet tona janë me ushtarin dhe familjen e tyre dhe kërkojmë që privatësia e tyre të respektohet në këtë moment të vështirë. Do të vazhdojmë të punojmë ngushtë me Policinë e Kentit për të kuptuar se çfarë ka ndodhur dhe për të mbështetur hetimin”.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme