Bajden u tërhoq nga gara presidenciale, reagon Tramp: U dorëzua në turp të plotë

Botë | 2 vite më parë

Ish -presidenti Donald Tramp (Trump) ka reaguar pas njoftimit të tërheqjes nga gara presidencial të Xho Bajden (Joe Biden).

Tramp, ndërsa e konsideroi si presidentin më të keq në historinë e vendit tha se Bajden u dorëzua nga gara në turp të plotë.

“Establishmenti i Uashingtonit, media e Amerikës me urrejtje dhe shteti i thellë i korruptuar bënë gjithçka që mundën për të mbrojtur Bidenin, por mbështetja juaj sapo e përjashtoi atë nga gara! Por ne nuk mund ta lëshojmë gazin. SHPEJTËSIA E PLOTË PËRPARA!”, shprehet Tramp.

Lidhur me kandidimin e Kamala Harris, Tramp tha “se do të jetë më e lehtë të mposhtet në garën për Shtëpinë e Bardhë sesa Bajden“. 

Presidenti amerikan, Xho Bajden (Joe Biden) është tërhequr këtë të diel (21 korrik) nga gara për zgjedhjet presidenciale ndërsa ka mbështetur zëvendëspresidenten e tij, Kamala Harris, për të zënë vendin e tij si kandidati i Partisë Demokratike për zgjedhjet presidenciale. 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme