Netanyahu takon Bajden të martën në SHBA

Botë | 2 vite më parë

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do të udhëtojë për në SHBA të hënën (22 korrik) për t’u takuar me presidentin amerikan Xho Bajden ( Joe Biden) të martën (23 korrik).

Dy liderët u takuan për herë të fundit personalisht në Tel Aviv më 18 tetor, pak pas sulmit të kryer nga Hamasi në jug të Izraelit, më 7 tetor. Diskutimet pritet të fokusohen në tentimet për të garantuar një armëpushim në Gaza dhe lirimin e pengjeve, në këmbim të të burgosurve palestinezë.

Takimi vjen ndërsa në Izrael po rriten kritikat për udhëtimet e Netanyahut jashtë vendit si dhe sulmet izraelite që po vazhdojnë ti marrin jetën me dhjetëra civilëve të enklavës çdo ditë. Protestat nga qytetarët në Izrael po ashtu po intesifikohen çdo ditë e më tepër.

Udhëheqësi izraelit do t’i drejtohet gjithashtu Kongresit Amerikan të mërkurën, më 24 korrik.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme