Rusia me sytë nga SHBA e Europa, Lavrov: Zgjedhjet në Francë s’duken demokratike

Ministri i Jashtëm rus, Sergei lavrov, ka deklaruar se raundi i dytë i zgjedhjeve që po zhvillohen këtë fundjavë në Francë po tenton të ndryshojë vullnetin e votuesve.
Në një intervistë për gazetarin rus Pavel Zarubin, z. Lavrov u shpreh se disa kandidatë janë tërhequr nga gara të shtyrë nga konservatorët dhe populistët. “Kjo nuk i ngjan shumë demokracisë Raundi i parë u krye. Ata kanë dy raunde dhe i dyti me gjasë është konceptuar për të manipuluar vullnetin që shprehën votuesit gjatë të parit,” tha ministri Lavrov.
Zyrtari i lartë rus shprehu rezerva edhe për fushatën presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai e quajti fushatën një “spektakël”.
“Seriozisht është një spektakël për të ardhur keq. Nëse sistemi i së ashtuquajturës demokraci amerikane prodhon rezultate të tilla ose zhvillime të ngjashme në një fushatë elektorale, çdokush mund të nxjerrë përfundimet e duhura sesi gjithçka është orkestruar, sesi është organizuar,” shtoi z. Lavrov. /Ansa 1, 2
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




