Ukraina sulmon në territorin rus, Moska paralajmëron Kievin të mos bëjë gabime fatale

Për herë të parë që kur NATO dha dritën jeshile, forcat ukrainase njoftuan se kanë goditur me sukses një sistem raketor S-300 brenda territorit të Rusisë, duke përdorur armatime të siguruara nga perëndimi. Armët që Kievi përdori në sulmin e fundit, besohet të jenë amerikane edhe pse kjo nuk është konfirmuar.
Kievi nuk dha detaje se çfarë armësh përdori për kryerjen e sulmit, por ka dyshime se sistemi rus u godit nga raketat amerikane HIMARS me një rreze goditëse në largësi deri 300 kilometra. Kjo bëri që Moska të reagoi ashpër, dhe paralajmëroi SHBA dhe vendet e tjera që do të lejojnë Ukrainën që të godasin me armët e tyre territorin rus se kjo gjë do të ketë pasoja fatale pasi do të çojë në një përplasje me Federatës Ruse dhe NATO-s.
Rusia i druhet faktit se me armët perëndimore me rreze të gjatë veprimi, Kieiv mund të godasë arsenalin bërthamor brenda territorit rus. Nëse kjo ndodh, Moska ka paralajmëruar se këtë do ta konsiderojë si sulm nga vendet e origjinës së armëve, çka do të nënkuptonte nisjen e Luftës së Tretë Botërore.
Ndërkohë, ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergey Lavrov, tha këtë të martë se tashmë të gjithë instruktorët ushtarakë francezë apo të shteteve të tjera që punojnë në Ukrainë do të ishin “objektiva legjitime” për forcat e armatosura ruse.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




