Biden: Netanjahu do bëjë gjithçka të lirojë pengjet, Izraeli dhe Hamasi duhet t’i japin fund luftës

Presidenti i SHBA Joe Biden ka bërë të ditur se kryeministri Benjamin Netanjahu është i përgatitur të bëjë gjithçka për të rikthyer pengjet në shtëpi.
Referuar transkriptit të intervistës që ai dha për revistën Time, presidenti amerikan këmbëngul se Hamasi është përgjegjës për mungesën e marrëveshjes deri më tani: “Hamasi mund t’i japë fund kësaj që nesër”.
Këto qëndrime vijnë pas kritikave të vetë Bidenit i cili tha disa ditë më parë se njerëzit kanë “çdo arsye” për të besuar se kryeministri po e zvarrit luftën në Gazë për arsye politike.
Biden thotë se Netanyahu është nën “presion të madh” për të siguruar një marrëveshje pengjesh: “Izraelitët duan dëshpërimisht një armëpushim në mënyrë që të kthejnë pengjet në shtëpi”.
Ai gjithashtu duket se mbron Netanjahun kur u pyet për pohimin e ish-presidentit amerikan Donald Trump se kryeministri duhet të kritikohet për dështimin për të penguar sulmin e 7 tetorit.
“Unë nuk e di se si një person e ka atë përgjegjësi. Ai ishte lideri i vendit, prandaj ndodhi. Mosmarrëveshja ime kryesore me Netanyahun është se çfarë ndodh më pas, çfarë ndodh pas përfundimit të lufës në Gazë? Në çfarë kthehet? A kthehen forcat izraelite? Unë kam folur me egjiptianët… sauditët… jordanezët… me emiratet. Përgjigja është, nëse është kështu, nuk mund të funksionojë”, thotë ai, duke treguar se shtetet arabe nuk do të jenë të gatshme të ndihmojnë në stabilizimin e pasluftës të Gazës nëse Izraeli mbetet në Rrip.
“Ka një rrugë të qartë për një tranzicion ku shtetet arabe do të ofrojnë siguri dhe rindërtim në Gazë në këmbim të një angazhimi afatgjatë për një kalim në një zgjidhje me dy shtete”, tha Biden, duke iu referuar kuadrit që Netanjahu e ka hedhur poshtë.
“Duhet të ketë një zgjidhje me dy shtete, një kalim në një zgjidhje me dy shtete. Kjo është mosmarrëveshja ime më e madhe me Bibi Netanyahun”, thotë Biden.
Sipas presidentit amerikan, Arabia Saudite gjithashtu mund të luajë një rol në stabilizimin e Gazës pas luftës. I shtyrë mbi pretendimet e kritikëve të shtetit hebre se Izraeli po i vret qëllimisht nga uria banorët e Gazës, Biden përgjigjet: “Jo, nuk e mendoj këtë”.
“Unë mendoj se ata janë angazhuar në një aktivitet që është i papërshtatshëm,” sqaroi presidenti teksa thotë se Izraeli po bën të njëjtat gabime që bëri SHBA në Afganistan dhe Irak që çuan në luftëra të pafundme.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




