“Save the Children”: Izraeli me sulmet në Rafah injoron haptazi vendimet e GJND-së

Botë | 2 vite më parë

Organizata ndërkombëtare e shoqërisë civile me qendër në Britani të Madhe “Save the Children” tha se Izraeli me sulmet e tij në qytetin Rafah në jug të Rripit të Gazës “injoron haptazi” vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) për “ndalimin e menjëhershëm” të sulmeve në Rafah, transmeton Anadolu.

Nga platforma e medias sociale X e “Save the Children”, u bë një deklaratë lidhur me sulmet e Izraelit në Gaza të cilat kanë shkaktuar një katastrofë të madhe humanitare që nga 7 tetori e deri më tani.

Në sulmet e Izraelit në Rafah brenda 4 ditëve janë vrarë të paktën 66 persona, përfshirë në mesin e tyre edhe fëmijë, thuhet në deklaratën në të cilën shtohet se “Vendimet e GJND-së po injorohen kategorikisht në mënyrë të hapur. Armëpushim tani”.

Gjithashtu në deklaratë tërhiqet vëmendja se sulmet izraelite janë shënuar pas vendimeve për masat që GJND-ja mori më 24 maj duke kërkuar që Izraeli të ndalojë menjëherë sulmet e tij në Rafah.

Agjencia e OKB-së për Refugjatët Palestinezë në Lindjen e Afërt (UNRWA) më 28 maj njoftoi se një milion palestinezë janë zhvendosur në tre javët e fundit në Rafah që është në objektivin e ushtrisë izraelite.

  
/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme