Vullkani i Islandës shpërthen përsëri, rrjedhat e lavës arrijnë në muret mbrojtëse të qytetit

Botë | 2 vite më parë

Një vullkan në Islandën jugperëndimore shpërtheu të mërkurën për herë të pestë që nga dhjetori, duke nxjerrë sasi lave masive që kërcënojnë qytetin e Grindavík duke nxitur evakuimin e Lagunës Blu.

Zyra Meteorologjike e Islandës tha në një deklaratë se “vlerësimi i parë i shkencëtarëve është se fillimi i këtij shpërthimi është më i fuqishëm se në shpërthimet e mëparshme në zonë”.

Rrjedhat e lavës kanë ndërprerë dy nga tre rrugët që të çojnë në qytetin Grindavík dhe po lëvizin përgjatë një pengese mbrojtëse të ndërtuar për të shpëtuar qytetin dhe infrastrukturën kryesore nga shkatërrimi, sipas Zyrës Met.

Grindavík, një qytet me rreth 3,000 banorë, u evakuua kryesisht përpara një shpërthimi të mëparshëm në dhjetor. Banorët që kanë mbetur në qytet u është kërkuar të largohen.

Islanda është një nga zonat vullkanike më aktive në planet. Në vend që të ketë një vullkan qendror, Gadishulli Reykjanes dominohet nga një luginë e çarë, me fusha lave.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme