Bombardimet në Rafah prekin analistin, Zekthi: Gaza është kthyer në varrin e fëmijëve

Botë | 2 vite më parë

Fitim Zekthi, analist politik, deklaroi në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ në RTSH, se bombardimet në Rafah e kanë kthyer Gazën në “varrin e fëmijëve”.

Kjo, sipas tij, është pasojë e asaj që ndodh në Gaza.

“Nuk ekziston asnjë profesor që nuk e quan genocid këtë që po ndodh. Bota perëndimore është e bindur se Izraeli po bën genocid. Vetë profesorët izraelit kanë thënë se është e papranueshme ajo që po bën ushtria dhe Netanjahu. Kanë ndërprerë ujin, karburantin, ushqimet. Rafahu është kthyer në varrin e fëmijëve. Aq e rëndë është situata sa ka edhe hebrenjë që protestojnë kundër Netanjahut për atë që po bën. Nuk po gjykojmë demokracinë në Izrael, por atë që po ndodh në terren. Bota akademike thotë qartë se ajo që po ndodh është genocid. E thonë vetë izraelitët që kjo që po bën Izraeli është kriminale. Netanjahu po bën atë që bëri Millosheviçi. Izraeli tashmë është izoluar ndërkombëtarisht. Akuzuan Bajdenin dhe Blinken si aleatë të Hamasit! Aty po ndodhin gjëra të pabesueshme.”, tha Zekthi.  

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme