Zaimi: Ajo që po ndodh sot në Palestinë po hedh rrënjët e terrorizmit të ardhshëm

Botë | 2 vite më parë

Kryeredaktorja e “Albania Post”, Gerta Zaimi u shpreh  se dhuna që po ushtron Izraeli  është jashtë logjike dhe ajo që po ndodh nga kjo dhuna do të hedh rrënjë për terrorizmin e ardhshëm.

“Proporcioni i përgjigjes izraelite në dhunën e ushtruar është jashtë logjikë.  Frika ime është që Benxhamin Netanjahu për të qëndruar në pushtet ka nevojë për luftë. Hamasi ka nevojë për luftë. Me këtë që po bënë Izraeli po lindin fëmijët e terrorizmit të ardhshëm. Nëse shkatërrohet Hamasi do lindi një grup tjetër terroristë. Kjo që po ndodh po hedh rrënjët e një terrorizmi të ardhshëm”.

Dhe sikur të arrihet shkatërrimi i grupit të Hamasit, tha Zaimi, problemi kryesor është çështja e krijimit dhe pavarësisë së shtetit të Palestinës.

“Siguria e Izraelit nuk do të jetë asnjëherë e sigurt nëse nuk do ketë një shtet me të drejta të plota sikurse i ka dhe Izraeli”.

 

 

/rtsh.al/

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme