Konflikti në Gaza, Alibali: Hamasi po përdor si mburojë civilët. Zaimi: Izraeli po bën krime lufte

Botë | 2 vite më parë

Sipas analistit Neritan Alibali, Hamasi po përdor civilët si mburojë njerëzore, në konfliktin me Izraelin.

Në studion e emisionit “3D” në RTSH, Alibali tha se Hamasi është më i interesuari në këtë konflikt që të ketë sa më shumë viktima civile, për të ndërtuar imazhin e Izraelit si shtet terrorist.

“Arma më e fuqishme e Hamasit është mburoja njerëzore. Në të drejtën e konfliktit të armatosur, përdorimi i civilëve si mburojë njerëzore është krime lufte. Hamasi e ka përdorur mburojën njerëzore në mënyrë të shkëlqyer dhe Hamasi është më i interesuari në konflikt që të ketë sa më shumë viktima civile palestinezë për të arritur këtë që po arrin që në opinionin ndërkombëtar, shihet Izraeli si shtet terrorist që ka bërë gjenocid që ka bërë terror”, u shpreh Alibali.

Por nga ana tjetër, gazetarja Gerta Zaimi tha se përgjigjja e Izraelit pas sulmit të Hamasit, ka të bëjë me krime lufte.

“Proporcioni i lëvizjes izraelite është e jashtëlogjikshme. Netanjahu për të qëndruar në pushtet ka nevojë për luftë, Hamasi ka nevojë për luftë dhe lufta do vazhdojë deri sa ato të duan të qëndrojnë në këmbë. Me këtë që po krijohet, po lindin fëmijët e terrorizmit të ardhshëm. Kjo që po ndodh po hedh rrënjët e një terrorizmi të ardhshëm. Nëse do flitet për këtë konflikt, duhet  parë pak më tepër. Duke filluar nga data 7, që do përgjigjej Izraeli dihej. Por kjo lloj përgjigje ka të bëjë me krime lufte”, tha Zaimi.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme