Urdhër arresti ndaj Netanjahut, Blinken: Lëvizje thellësisht e gabuar, do përgjigjemi

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka deklaruar se administrata amerikane do të punojë me Kongresin amerikan për të formuluar “një përgjigje të përshtatshme” ndaj prokurorit të Gjykatës Penale Ndërkombëtare që kërkon të lëshojë urdhër-arreste ndaj liderëve izraelitë për luftën në Gaza.
Duke folur në një seancë dëgjimore të Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit, Blinken e quajti masën “një vendim thellësisht të gabuar”, i cili do të komplikonte perspektivat e arritjes së një marrëveshjeje mbi negociatat për të arritur një marrëveshje pengjesh dhe një armëpushim.
Ndërkaq, kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu ka deklaruar se nuk ka aspak shqetësim për të udhëtuar jashtë vendit pavarësisht se prokurori i Hagës lëshoi urdhrin e arrestit ndaj tij, ministrin izraelit të Mbrojtjes dhe tre liderë të Hamasit.
“Jo, nuk jam i shqetësuar për udhëtimet. Mendoj se nuk jam aspak i shqetësuar për statusin tonë”, tha Netanjahu në një intervistë në ABC.
“Unë mendoj se prokurori duhet të shqetësohet për statusin e tij sepse ai me të vërtetë po e kthen GJNP-në në një institucion të pabesë. Njerëzit thjesht nuk do ta marrin seriozisht; ata e shohin atë si një gjë të politizuar”, tha Netanjahu.
Udhëheqësi izraelit tha gjithashtu se ishte “shumë i lumtur” që pa presidentin amerikan Joe Biden ta quajti masën e prokurorit si “të egër”. “Unë mendoj se vendet serioze nuk po i marrin seriozisht”, tha Netanyahu për Good Morning America.
Në një deklaratë të hënën, Biden denoncoi përpjekjet e GJNP-së për të kërkuar urdhër-arreste, duke thënë se përpjekjet e gjykatës e vendosin Hamasin dhe aleatin kryesor të SHBA-së, Izraelin në një bazë të barabartë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




