Forcat ruse përparojnë drejt Kharkivit

Botë | 2 vite më parë

Moska ka shtuar ofensivën e saj në veri të Ukrainës. Javën e kaluar ajo  nisi operacionin e saj për të marrë Kharkiv, qytetin e dytë më të populluar të vendit.

Vovchansk, në rajonin verior të Kharkiv, është përballur me një sulm, ku forcat ruse pretendojnë se kontrollojnë fshatrat përreth, duke detyruar civilët të largohen.

Nënkryetari i Inteligjencës së Mbrojtjes së Ukrainës, gjeneralmajor Vadym Skibitsky tha se ushtria nuk ka armë për përballimin e kësaj ofensive të re.

“Ne dimë për rastet e para të ekzekutimeve të civilëve nga ushtria ruse. Në veçanti, një nga banorët e Vovchansk u përpoq të arratisej në këmbë, nuk pranoi t’i bindej komandave të pushtuesve dhe rusët e vranë atë”, tha Ministri i Brendshëm i Ukrainës, Ihor Klymenko.

Gati 10,000 njerëz janë evakuuar në rajonin e Kharkiv për shkak të ofensivës së re të Rusisë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme