SHBA konfirmon se kamionët e ndihmave të para mbërrijnë përmes skelës në Gaza

Ushtria amerikane ka konfirmuar se dërgesa e parw e ndihmës përmes një skele të përkohshme jashtë Gazës ka dalë në breg. Komanda Qendrore e SHBA konfirmoi në një postim në X se kamionët e ndihmës filluan të lëviznin në breg rreth orës 09:00 me orwn lokale.
“Kjo është një përpjekje e vazhdueshme, shumëkombëshe për të ofruar ndihmë shtesë për civilët palestinezë në Gaza nëpërmjet një korridori detar që është tërësisht humanitar”, thuhet në postim, duke shtuar se asnjë trupë amerikane nuk ka dalë në breg, shkruan BBC.
Megjithatë, OKB-ja ka paralajmëruar se korridori detar nuk zëvendëson rrugët tokësore, të cilat shihen si mënyra më e shpejtë dhe më efektive e dhënies së ndihmës.
Në ditët në vijim rreth 500 ton ndihma pritet të hyjë në Gaza, sipas Komandës Qendrore të SHBA.
Personeli britanik ka punuar me homologët amerikanë në bordin e RFA Cardigan Bay për të ndërtuar dhe operuar skelën, ka konfirmuar Ministria e Mbrojtjes.
“Skelata e re operacionale në brigjet e Gazës do të mundësojë kamionë me ndihma humanitare të arrijnë tek palestinezët në nevojë të madhe”, tha Sekretari i Mbrojtjes, Grant Shapps.
SHBA filloi ndërtimin e bazës lundruese javë më parë për të lehtësuar dërgimin e ndihmave në Gaza, ndërsa Izraeli vazhdon fushatën e tij ushtarake kundër Hamasit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




