Plagosi kryeministrin sllovak, policia arreston një të dyshuar, është i moshës 71 vjeç

Policia sllovake ka ndaluar një të dyshuar, pasi kryeministri Fico u qëllua në qytetin qendror Handlova. Korrespondenti lokal i BBC-së, thotë se ka informacione se sulmuesi është i moshës 71 vjeç nga një fshat në Sllovakinë qendrore.
Thuhet se pistoletën me të cilën ai qëlloi e mbante në mënyrë të ligjshme. Nuk dihet ende motivi i sulmuesit. Një video tregoi civilët dhe rojet duke ndaluar të dyshuarin jashtë qendrës kulturore në Handlova.
Burri ishte i veshur me një këmishë blu të hapur. Ai u pa më pas i ulur në tokë, me duar të lidhura pas shpine.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




