Plagoset me armë zjarri kryeministri sllovak, Robert Fico, arrestohet autori

Botë | 2 vite më parë

Kryeministri i Sllovakisë Robert Fico u plagos nga të shtënat me armë dhe u dërgua në spital, raportojnë mediat lokale. Stacionit televiziv TA3 njofton se 59 vjeçari Fico u qëllua në stomak. Ngjarja ndodhi jashtë Shtëpisë së Kulturës në qytetin Handlova rreth 150 kilometra larg kryeqytetit, ku kryeministri po zhvillonte një takim me mbështetësit e tij.

“Nënkryetari i parlamentit, Lubos Blaha konfirmoi incidentin gjatë një seance parlamentare dhe shtyu mbledhjen deri në një njoftim të dytë,” tha agjencia sllovake e lajmeve TASR.

Presidentja Zuzana Caputova e dënoi atë që e cilësoi “një sulm të pamëshirshëm” ndaj kryeministrit.

“Jam e tronditur,” tha zonja Caputova. “I uroj Robert Ficos shumë forcë në këtë moment kritik dhe rikuperim të shpejtë nga ky sulm.”

Fico u kthye në pushtet në Sllovaki pas zgjedhjeve shtatorin e kaluar, në krye të një koalicioni populist-nacionalist.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme