Protestat pro-palestineze në kampuset e kolegjeve amerikane, policia arreston rreth 2200 persona

Policia ka arrestuar rreth 2,200 njerëz gjatë protestave pro-palestineze në kampuset e kolegjeve në Shtetet e Bashkuara gjatë ditëve të fundit.
Për shpërndarjen e protestuesve, policia ka përdorur pajisje për protesta, automjete taktike dhe pajisje flash-bang.
Më shumë se 200 studentë u arrestuan në Universitetin e Kalifornisë, Los Anxhelos, ndërsa policia pastronte një kamp të fortifikuar dhe më shumë se 90 studentë u arrestuan në Kolegjin Dartmouth në Nju Hempshajer (Neë Hampshire).
Presidenti Xho Bajden (Joe Biden) deklaroi se rendi duhet të mbizotërojë, teksa deklaroi se orotestat e dhunshme nuk mbrohen.
“Ne nuk jemi një komb autoritar ku i mbyllim gojën njerëzve apo i shtypim disidencën. Por, rendi duhet të mbizotërojë. Protesta e dhunshme nuk mbrohet – protesta paqësore është. Vandalizëm, shkelje, thyerje e dritareve, mbyllje e kampuseve, duke detyruar anulimin e klasave dhe diplomimit – asnjë nga këto nuk është një protestë paqësore. Ka të drejtë për të protestuar, por jo për të shkaktuar kaos”, tha Bajden në një deklaratë të shkurtër të enjten në mëngjes.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




