Shembja e autostradës u merr jetën 19 personave, mot ekstrem në jug të Kinës

Të paktën 19 persona kanë humbur jetën nga shembja e autostradës në provincën jugore të Kinës, në Guangdong.
Televizioni publik kinez raportoi se një segment prej 17.9 metrash në rrugën mes qytetit Meizhu dhe njësisë Dabu u shemb rreth orës 2:10 të mëngjesit, duke zënë 18 mjete që po qarkullonin në atë kohë.
“19 persona janë konfirmuar të vdekur dhe 30 po marrin ndihmë urgjente në spital,” raportoi CCTV, duke sqaruar se të shtruarit nuk janë në rrezik për jetën.
Në mediet sociale u postuan video të incidentit dhe flakë e tym nga zona e ngjarjes, dhe një grumbull makinash të përplasura mbi njëra-tjetrën.

Javët e fundit e fundit rajoni i Guangdongut është goditur nga kushte meteorologjike ekstreme me shira të rrëmbyer, përmbytje dhe një tornado, që ka shkaktuar edhe 5 viktima në qendrën industriale të Kinës. /AJ
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




