Danimarka ndalon fluturimet nga Emiratet e Bashkuara Arabe

Ministria e Transportit të Danimarkës ka njoftuar pezullimin e të gjitha fluturimeve të pasagjerëve nga Emiratet e Bashkuar Arabe për pesë ditë.
Ministria daneze tha se vendimi buron nga dyshimet se testet e koronavirusit të ri (COVID-19) të marra nga pasagjerët para se të lëshojnë Dubain nuk janë të besueshme.
Ministri i Transportit, Benny Engelbrecht tha se udhëtarët që vijnë nga Dubai janë diagnostikuar me llojin e ri të koronavirusit dhe vendi do të hetojë saktësinë e rezultateve të kryera në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Vendimi efektiv që nga 9 janari kërkon nga pasagjerët që udhëtojnë në Danimarkë të posedojnë test negativ ndaj virusit jo më të vjetër se 24 orë.
Të mërkurën, qeveria daneze vendosi zgjatjen e bllokimit të koronavirusit deri më 7 shkurt për shkak të shqetësimeve mbi llojin e ri të koronavirusit.’\AA
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




