Vriten dy paqeruajtës të OKB-së në Republikën e Afrikës Qendrore

Botë | 6 vite më parë

Përplasja ndodhi midis anëtarëve të grupit të armatosur rebel Koalicioni Patriotë për Ndryshim dhe paqeruajtësve të OKB-së pranë qytetit juglindor Bangassou.

Dy paqeruajtës të misionit të Kombeve të Bashkuara (OKB) në Republikën e Afrikës Qendrore (CAR) u vranë në një sulm nga një grup rebel, raporton Anadolu Agency (AA).

Përplasja ndodhi midis anëtarëve të grupit të armatosur rebel Koalicioni Patriotë për Ndryshim dhe paqeruajtësve të OKB-së pranë qytetit juglindor Bangassou, i tha shtypit deputeti i Bangassou, Serge Singha Bengba.

Një paqeruajtës gabonez dhe maroken u vranë gjatë përleshjes. Dhuna është ndezur në Republikën e Afrikës Qendrore që kur kandidatura e ish-presidentit Francois Bozize u refuzua për zgjedhjet e 27 dhjetorit të vitit 2020. 

Gjenerali në pension, i cili mori pushtetin në një grusht shteti në vitin 2003, u rrëzua në një rebelim të vitit 2013. Disa grupe milicie, afër Bozize, që atëherë kanë sulmuar civilët, forcat e armatosura dhe forcat paqeruajtëse të OKB-së.

Së paku nëntë paqeruajtës të OKB-së u vranë javët e fundit. Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) të premten bëri thirrje për t’i dhënë fund menjëherë dhunës së armatosur në vendin e Afrikës Qendrore, duke vënë në dukje se rreth 60 mijë njerëz janë detyruar të largohen nga vendi që nga dhjetori.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme