IATA: Rënie masive e rezervimeve për shkak të variantit të ri të virusit

Rezervimet aktuale të udhëtimeve ajrore për tremujorin e parë kanë rënë me 80 % nën nivelet e para një vit më parë, ndërsa vendet po i përgjigjen varianteve të reja të COVID-19 me udhëzime më të forta, njoftoi sot Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA).
Në tetor, diferenca nga viti në vit ishte 70 %.
“Në vend të një nxitje nga periudha e festave të fundvitit, ne morëm edhe më shumë kufizime”, tha drejtori i përgjithshëm i IATA-s, Alexandre de Juniac, në një konferencë shtypi në Gjenevë.
“Pamja afatshkurtër është e zymtë”, shtoi udhëheqësi i grupit.
De Juniac kritikoi faktin që BM, Kanadaja, Gjermania, Japonia dhe vendet e tjera kishin shtuar testin e virusit si një kërkesë për udhëtarët, por pa hequr rregullat e karantinës.
“Me fjalë të tjera, ata kanë zgjedhur masat e politikës që do të mbyllin udhëtimet”, u shpreh ai.
Sipas IATA-s, vetëm 1,8 miliardë persona udhëtuan me linjat ajrore në 2020, nga 4,8 miliardë një vit më parë./ATSH
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




