Guterres kandidat për një mandat të dytë në krye të OKB

Botë | 6 vite më parë

Në moshën 71-vjeçare, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres njoftoi sot kandidaturën për një mandat të dytë në krye të organizatës.

Mandati i tij aktual përfundon në fund të dhjetorit.

Tani i takon Asamblesë së Përgjithshme të KB-së për të konfirmuar zyrtarisht gjatë vitit kandidaturën e tij për një mandat të ri dhe të fundit pesëvjeçar, që do të zgjasë midis 2022 dhe 2026.

“Në këtë fazë, pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit (SHBA, Kina, Rusia, Franca dhe Britania e Madhe) e mbështesin atë”, thanë diplomatët.

Me një karrierë solide si Komisioner i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (2005-2015), Antonio Guterres, një ndjekës i diplomacisë prapa skenave, nuk paraqet si Sekretar i Përgjithshëm një rekord të frytshëm në zgjidhjen e konflikteve, që nga marrja e detyrës në 2017./AFP


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme