Gjenden pjesë nga avioni që u rrëzua në Indonezi

Botë | 6 vite më parë

Autoritet zyrtare të Indonezisë kanë gjetur pjesë të avionit të rrëzuar një ditë më parë. Sipas AFP zhytësit nxorrën nga pjesë të trupit të avionit nga ujërat pranë kryeqytetit të Indonezisë Xhakarta ditën e Dielë. Nga aksidenti i avionit që u rrëzua një ditë më parë humbën jetën 62 pasagjerë që gjendeshin në bord.

Fillimisht u gjendën disa mbetje të avionit të rrëzuar, kurse tani shefi i Agjencisë së kërkimit e shpëtimit thotë se kanë kapur sinjale në dy pika, dhe mund të bëhet fjalë pikërisht për kutinë e zezë. Të shtunën sapo u ngrit nga Xhakarta, aeroplani në fjalë humbi kontaktet 4 minuta më pas. Deri më tani janë gjetur 2 çanta, teksa me të gjitha gjasat aeroplani tashmë ndodhet nën det së bashku me 62 pasagjerët, asnjë prej të cilëve nuk ka shenja që ka shpëtuar. Një anije ushtarake mori sinjalin e avionit dhe zhytësit gjetën rrënojat nga rreth 23 metra sipërfaqen e ujit, tha ministria e transportit të dielën, duke cituar shefin ushtarak të Indonezisë Hadi Tjahjanto.

Ai nuk specifikoi nëse sinjali ishte nga zëri i avionit të rrëzuar dhe regjistruesi i të dhënave të fluturimit. Presidenti i Indonezisë Joko Ëidodo shprehu “ngushëllimet e tij të thella” dhe u bëri thirrje qytetarëve të “luten së bashku që të gjenden viktimat”. Por kërkimi me helikopterë dhe një flotën e anijeve luftarake duket se nuk ofron asnjë shpresë për të gjetur të mbijetuar.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme